Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD flet për mesazhin që mendohet se Rama u dërgoi vrasësve serial

Deputeti i PD flet për mesazhin që mendohet se Rama u dërgoi

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vizitën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në burgun e Peqini, ku vuajnë dënimin disa të dënuar për vepra të rënda kriminale, si Aldo Bare dhe Roland Xhepexhiu.

Sipas Berishës, nëpërmjet Gjonajt, kryeministri Rama u ka premtuar dy të dënuarve se do të lirohen së shpejti nga burgu.

Statusi i plotë:

Mesazh i kryekumbar Rames dhene me ndrikull Gjonin, vrasesve serial te partise!

Kryelajmi i vizites dy ditore te qeverise ne Elbasan ishte:

Burgu i Peqinit!

Rama u dergon kumbareve te partise, vrasesve serial Bare e Xhepexhiu, ndrikull Gjonin!

Qellimi i vizites se ndrikulles Gjoni ne burgun e Peqinit dhe i takimit te saj me kater sy, sipas burimeve te burgut te Peqinit, me vrasesit serial te partise Bare dhe Xhepexhiu, ishte percjellja e mesazhit te Edvinit: “Nuk jeni te harruar, se shpejti do keni lirine qe meritoni”! 

Nderkohe mesohet se Rama anulloi nje vizite te ndrikull Manastirliut ne spitalin e qytetit, te rekomanduar nga Fuga per te mbuluar sadopak kryelajmin e burgut te Peqinit! sb

Të fundit