Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD ironi me deklaratën e Shemsi Prençit: Epoka e magjistarëve u rikthye përsëri

Deputeti i PD ironi me deklaratën e Shemsi Prençit: Epoka e

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ironizuar deklaratën e bërë dje nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, se Shqipëria rrezikohet nga një tjetër tërmet si ai i 1967-ës.

Shehu shkruan se epoka e magjistarëve dhe magjive është rikthyer përsëri tek ne dhe se Shqipëria ndodhet tashmë në rrugën e antishkencës, antikulturës dhe përuljes përpara ‘tepsisë e timonit’.

Deputeti tregohet i ashpër kur thotë se shqiptarët i besuan ‘kazanëve dhe tenxhereve’ e nuk kanë pse të mos u besojnë parashikimeve për tërmetet.

Reagimi i Tritan Shehut:

EPOKA E MAGJISTAREVE DHE E MAGJIVE U KTHYE PERSERI TE NE!

Duke shfletuar shtypin e sotem bindesh katerciperisht per kete te vertete te madhe!

Po "lexohet" e ardhmja me termete, lekundje, uje e zjarre per ne, me e eger se cfare mund t’i ndodhe Korese se Veriut!

URIME QYTETARE TE DASHUR, TASHME JEMI NE RRUGEN E DREJTE TE ANTI SHKENCES, ANTI KULTURES, FETISHIZMIT, PERULJES PERPARA DISA SIMBOLEVE TE CUDITESHME, MIDIS TE CILAVE EDHE TE “TEPSISE E TIMONIT”.

Me ne fund po e kuptojme se nuk kemi nevoje per studime ekonomike, financa te medha, shkenca sizmologjike, as per mjeke e spitale, apo per shkrimtare e shkencetare me nje fjale per njerez te studiuar e te kultivuar, pra as per Europe: ne na duhet vecse integrimi ne “Boten e Padijes”.

NE FAKT KUR U PERULEM E BESUAM “KAZANET E TENXHERET”, PSE TE MOS BEJME TE NJEJTEN GJE EDHE ME PARASHIKIMET E TERMETEVE, UJRAVE-APOKALIPSIN!

Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga Zyrat e Qeverise.

Per nje vend e popull ky indoktrinim parahistorik eshte Apokalipsi I vertete, nuk jane te tilla as zjarret reale, as permbytjet e medha e as termetet qe vijne nga thellesia e Globit, te cilat cdo shoqeri e kulturuar dhe e civilizuar di t’i beje balle.

Të fundit