Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputeti i PD kërkon reflektim këtë nëntor: Të ndahet LANÇ-i liridashës nga ata që nisën luftën civile në Shqipëri
Deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi kërkon që muaji nëntor të konsiderohet si kohë reflektimi dhe korrigjimi të historisë, kryesisht të periudhës gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Në reagim, Gurakuqi hedh poshtë pretendimin e historisë zyrtare të Shqipërisë që e paraqet aktivitetin e Ballit Kombëtar si lëvizje kundër partizane dhe kolaboracioniste me fuqitë e Boshtit Fashist. Ai kërkon trajtim ndryshe për Mehdi Frashërin, Lef Nosin, Patër Anton Harapin, Rexhep Mitrovicën, Fiqiri Dinen, Ibrahim Biçakun, Abaz Kupin dhe Legalitetin, Gani Kryeziun, Muharrem Bajraktarin etj, të cilët paraqiten si tradhëtarë të vendit.
Deputeti demokrat kërkon gjithashtu që të mos denigrohet pjesa Lëvizjes Antifashiste në Shqipëri që luftoi për liri, duke i bërë bashkë me ata që ai i konsideron si drejtues të luftës civile në vendin tonë, në vitin 1943.
Reagimi i plotë i Romeo Gurakuqit:
Nentori si kohe e reflektimit dhe e korigjimit te historise
Historia zyrtare ka paraqitur deri tash, jo vetëm Mithat Frashërin dhe organizatën e tij të Ballit Kombetar, Mehdi Frashërin, Lef Nosin, Patër Anton Harapin, Rexhep Mitrovicën, Fiqiri Dinen dhe Ibrahim Biçakun si tradhëtarë dhe kolaboracionistë, por ajo e ka bërë një gjë të tillë edhe për figurat e rezistencës si Abaz Kupin dhe Legalitetin, Gani Kryeziun, Muharrem Bajraktarin etj. Ajo i ka paraqitur të gjitha ata si tradhtarë të vendit dhe popullit të tyre dhe mbështetës të rendit borgjezo-çifligarë. I gjithë ky klasifikim, i ndërtuar mbi paraqitjen e aktivitetit të BK si lëvizje kundër partizane dhe kolaboracioniste me fuqitë e Boshtit Fashist, bie poshtë.
Ka ardhur koha per te ndërtuar një proces rivendosjeje të plotë në piedestalin e antifashizmit për grupin e dytë, një proces paralel rishikimi të rolit të luajtur gjatë pushtimit gjerman të grupimit të parë, një proces paraqitjeje reale të qendrimit antifashist edhe të BK në përiudhën e pushtimit fashist italian deri në nëntor 1943, kur filloi lufta civile e drejtuar nga PKSH dhe LNÇ.
Duhet të ndërtojmë një të Kaluar të Re, të historisë së luftës dhe procesit të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri. Kjo e kaluar mendoj se duhet realizuar, jo të bazuar mbi një qasje kundër antifashizmit, dhe as përmes denigrimit të pjesës nacional-çlirimtare të LNÇ/FNÇ dhe trashëgimisë që ka lënë pas në aspektin e aspiratave liridashëse, por përmes vlerësimit të të gjitha sjelljeve të aktorëve të vendosur në të njëjtin plan dhe në të njejtat rrethana politike dhe sociale.
PO ashtu, eshte e nevojshme të shpërbëjmë nga veprimtaria çlirimtare, aktivitetin terrorist dhe atë uzurpatorë të pushtetit, që i solli dëme të pallogaritshme Shqipërisë. Problemi që ngrihet është se si duhen rehabilituar në pikëpamje ligjore, figurat e denigruara në mënyrë të padrejtë nga komunizmi dhe në çfarë përmasash mund të rehabilitohen individët e disa prej qeverive kuislinge, që kanë qenë njëkohësisht edhe etërit shtetformues dhe kulturformues të vendit, të cilët kanë pasur një objektiv shpëtues dhe shmangës ndaj goditjes së makinerisë fashiste dhe naziste?
Ky është një problem që i duhet dhënë zgjidhje me ligj, shqyrtuar dhe trajtuar rast pas rastit, gjykuar ftohtë dhe varësisht rëndësisë së përsonaliteteve, dhe të ndarë sipas periudhave. Ndaj Mit’hat Frashërit, Abaz Kupit, Gani Kryeziut, Muharrem Bajraktarit, Llazar Fundos nuk ekziston asnjë provë bashkëpunimi dhe etiketimi dhe "ekzekutimi " i një pjesë prej tyre prej anës së komunistëve, ka qenë një proces tërësisht i padrejtë dhe i paligjshëm. Po ashtu është momenti për të rinjohur me deklaratë të posaçme parlamentare, At Gjergj Fishtën si Poet Kombëtar, duke i kthyer të gjitha nderet dhe gjithë ripërfshirjen në tekstet e historisë dhe letërsisë kombëtare.
Po ashtu, është momenti për të rivlerësuar, ata që rikthyen institucionalisht shtetin shqiptar të vitit 1928 në vjeshtën e vitit 1943, të Regjencës dhe anëtarevë të kryesore të kabineteve ministrore. Ky proces duhet përfshirë në kuadrin e përpjekjeve për një lloj revizionimi të historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Po ashtu kjo duhet të bëhet dhe për arsye të nevojës së rivendosjes së zërit të tyre të vertetë, të kujtesës që është detyruar të heshtë, në domenin publik. Në një shoqëri të vërtetë demokratike është shumë e rëndësishme që kujtesat e ndryshme, rivlerësimi i bazuar dokumentar dhe me metodologji shkencore i historisë, duhet të gjejnë mundësinë për të kaluar nga sfera informale dhe private, drejt sferës publike, në mënyrë që të gjejë një pranim sa më të gjërë në shoqëri dhe në opinionin e anëtarëve të saj. Është koha që vlerësimi i kësaj periudhe të mos bëhet me kontrastin e mësuar deri më tani, bardh e zi dhe lëvizjet antifashiste brenda gjirit të rezistencës shqiptare të marrin një trajtim zyrtar ekuivalent, duke ruajtur strikt kriterin shkencor dhe përputhjen me të vërtetën.
Tipi i bashkëpunimit që realizuan anetaret e Regjences me ushtrinë gjermane, ka qenë para së gjithash i kushtëzuar nga nevoja për të mundur komunizmin. Në qoftë se lexohen me kujdes fjalimet e udhëheqësve të Regjencës, i gjithë objektivi i tyre ka qenë pastrimi i vendit nga ndotja e ideologjisë dhe praktikës komuniste, që rrezikonte ta çonte vendin tonë në shkatërrim. Dhe pyetja që bëjmë ne sot është: ku gabuan ata? A nuk sollën komunistët shqiptarë të njejtin shkatërrim të predikuar nga ekipi politik, që drejtoi Regjencën dhe qeveritë në atë sistem?
Ndryshe nga vendet e tjera fqinje, në të cilat qeveritë nën gjermanët kanë kryer edhe krime për raprezalje, një pas një, në aktivitetin e qeverive indipendente dhe neutrale të Shqipërisë është regjistruar vetëm një ngjarje e tillë, që lidhet me masakren e 4 shkurtit 1944, nga forca që kanë qenë më së shumti paramilitare, se sa të xhandarmërisë shtetërore. Përndryshe, ekzistenca e një linje zyrtare në mbrojtje të hebrejve, nga ana e qeverive shqiptare për të gjithë përiudhën nga vitit 1939-1944, është një fakt tërësor i një linjë zyrtare të mirënjohur, që nuk mund të lihet mënjanë, pa të nxitur të mendosh për ekzistencën e një autonomie të rëndësishme ekzekutive në përcaktimin e linjave të politikës së brendshme. Ndërkohë, mbrojtja e hebrejve, si nga qeveritë shqiptare nën Italinë fashiste, ashtu edhe nën Ushtrinë Gjermanë, është një meritë e spikatur dhe diferencuese nga qeverite e njëkoheshme të vendeve të tjera ballkanike nën pushtim. Mbrojtja e hebrejve nga qeveritë nën pushtim, një fakt ky që të bën krenar sot, është një prove, se brenda elitës zyrtare shqiptare, të akuzuar deri më tani pa dallim si pjesë e mirëfilltë të makinerisë së fashizmit, paska ekzistuar një nukël i qytetëruar dhe njërëzor.
Gjithsesi, këto riklasifikime, nuk duhet të na çojnë ne, në nënvleftësimin dhe aq më pak në denigrimin e luftës dhe përpjekjeve të verteta, të sinqerta, të çilterta të partizanëve të mirëfilltë, të rinisë antifashiste, djemve dhe vajzave që luftuan me armë në dorë për një Shqipëri më të mirë dhe një popull të lirë. Përpjekjet e tyre duhen ndarë, nderuar dhe perjetësuar, ndryshe nga vepra e udhëheqësisë komuniste, që e futi Shqipërinë në rrugë pa krye pas luftës.
Në përfundim të luftës në Shqipëri, pas mbërritjes së partizanëve në qytetet kryesore të vendit, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjakovë, Prizrend, etj., u ndërtua një regjim brutal dhe në pjesën e civilizuar të shoqërisë shqiptare nuk ka pasur një gëzim të vertetë dhe të lirë. Regjimi që u instalua nga komunistët rezultoi edhe më represiv se sa ai që kishin ndërtuar në vend Italia fashiste dhe posaçërisht Regjenca shqiptare në kohën e mbisundimit të Ëehrmacht-it.
Objektivi kryesor i komunistëve ishte marrja e pushtetit dhe shkatërrimi i bazës humane të rezistencës kundër ardhjes së tyre, që u përvijua gradualisht në shoqërinë shqiptare. Pushkatimet pa gjyq dhe proceset gjyqësore kundër “armiqve” kanë qenë të drejtuara kryesisht kundër klasave civile të shoqërisë. Përveç procesit të hakmarrjes, objektivat e komunistëve që në procesin çlirimtar dhe në përiudhën që vijoi, kanë qenë ato të ndryshimit të strukturës shoqërore dhe ekonomike tradicionale, përmes konfiskimit të pronës private, përfshirë edhe tjetërsimin e pasurisë intelektuale të pothuajse të gjithë elitës drejtuese pararëndëse.
Pjesa më e madhe e arritjeve të arsimit, te shkencës, te kulturës, letërsisë, botimeve, teksteve shkollore u fshinë qarkullimi. Bibliotekat private u grabitën dhe një pasuri e tërë në dorëshkrime e studiuesve, në pjesë më të madhe, u vodhën dhe u tjetërsuan në autorësi. Një elitë e re do të krijohej, po për ta formuar atë, do të duheshin disa dekada dhe mbi të gjitha korniza e vendosur, do ta lindte atë me gjymtime teorike dhe metodologjike të fillesës. Procesi përmbyllës i kësaj përiudhë thyerjeje është themelimi i Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1946, prej këtij grupi komunist të partizanëve, të cilët e fituan luftën falë mbështetjes perëndimore. Udhëheqësi i tyre, Enver Hoxha, hoqi dorë nga të gjitha interesat e shqiptarëve që jetonin në Malin e Zi, në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, për të ruajtur pushtetin e tij dhe për t’u izoluar plotësisht në shtetin komunist, në kufijt e para Luftës së Dytë Botërore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38