Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Medalje të riut i cili humbi jetën në det duke u përpjekur të shpëtonte dy të tjera

Deputeti i PD: Medalje të riut i cili humbi jetën në det duke u

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook deputeti i ardhshëm i PD, Bardh Spahia ka reaguar ashpër pas katër mbytjeve të njëpasnjëshme që ndodhën dje në bregdetin e Vlorës.

Spahia ka sjellë në vëmendje mungesëne  rojeve bregdetare, ndërsa në fund e përmbyll me një propozim. Ai kërkon që të riut i cili humbi jetën duke u përpjekur të shpëtonte dy të tjera t’i akordohet një medalje.

Statusi i plotë:

 Te nderuar miq! Dje kater te rinj humben jeten ne plazhet tona. Ne kete absurd te madh qe perfaqson turizmi ne Shqiperi, me kushte skandaloze, mungese uji, dritash, ndotje ekstreme te plazheve, trafik te renduar e cmime stratosferike, mbivendoset dhe mungesa totale e sigurise. Ku jane sherbimet e rojeve te plazheve te rekluamuara me aq pompozitet pak kohe me pare e te sanksionuara sipas nje VKM te vitit 2016??! Nuk funksionojne ne asnje pike te bregdetit nga Velipoja ne Sarande, per te mos folur pastaj per qindra pishinat e shperndara kudo neper vend. Asnje sinjalistike qe te tregoje vendet e rrezikshme me shkembinj apo rryma nenujore. Perballe kesaj situate alarmante ne pikun e sezonit vjen indiferenca totale e Kryeministrit qe sot si per ironi e fillon diten me pamje nga bregdeti i betonizuar i jugut. Asnje reagim per 4 jetet e humbura, as me i vogli ngushellim per familjaret e tyre e per me teper asnje premtim qe neser dicka do ndryshoje ne drejtim te sigurise se jetes te pushuesve.

Ne fund dua ta mbyll me nje propozim, qe pasi te jete qartesuar dinamika e ngjarjes, te riut Benjamin Ferati i cili humbi jeten duke u munduar te shpetoje dy jete njerezish..."Ti akordohet nje medalje per aktin e tij sublim". Do ishte ne nderin tone ti shprehim mirnjohjen e thelle per kete akt heroik ekstrem. Kam bindjen qe shpreh edhe mendimin dhe deshiren e cdo shqiptari.

Të fundit