Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD nxjerr katër emra të rëndësishëm: Prokuroria të nisë hetimet, kanë përgjegjësi për kanabisin

Deputeti i PD nxjerr katër emra të rëndësishëm:

Deputeti i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka denoncuar mosveprimin e Prokurorisë dhe Qeverisë për mbushjen e Tepelenës dhe Memaliajt me kanabis, ndonëse ligji u kërkon të veprojnë në raste të tilla.

Fillimisht, Shehu thekson se ndaj dy kryebashkiakëve, Tërmet Peçi dhe Durim Roshi, duhet të kishin nisur procedurat për shkakrimin nga detyra, por ata vazhdojnë të qëndrojnë të qetë në zyrë.

Gjithashtu, deputeti demokrat kërkon reagim edhe ndaj dy shefave të komisariateve, Emiliano Pashaj dhe Argernt Shyti, njëri vijon të jetë ende në krye të Tepelenës, ndërsa tjetri është transferuar në DIbër.

Reagimi:

Në Tepelenë e Memaliaj asnjë masë ndëshkuese për kanabisin

Në këto dy bashki u kultivuan sasi kolosale kanabisi.

Përfitimet i morën grupet kriminale si dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, që e stimuluan, mbrojten, fshehën këtë veprimtari kriminale, gjë për të cilën fashatarët u paguan një "haraç" të lartë dhe sot vazhdojnë të jetojnë nën terror për sa kanë bërë.

Ç’po bën Prokuroria që nuk ka hapur asnjë "dosje" për ata, siç e kërkon qartë edhe ligji 9559, neni 1, pika 3, i vitit 2006?

Po shteti në tërësi? Asgjë, asgjë, asgjë.

Dy kryetarët e bashkive, të Tepelenës e Memaliajt, z. Tërmet Peçi dhe Durim Roshi vazhdojnë të qetë në zyrat e tyre.

Duhej që qeveria të fillonte procedurat e shkarkimit të tyre.

Për më keq shefi i komisariatit të Tepelenës, Emiliano Pashaj qëndron i pa tundur në postin e tij, ndërsa ai i Memaliajt, Argernt Shyti i pa prekur veçse ka kaluar në Dibër!

Kështu nuk mund të luftohet krimi, droga e të vendoset ligji, si dhe të shpëtojnë qytetarët nga pesha e kriminalitetit.

Me shumë të drejtë banorë të atyshëm më ngritën këto shqetësime, duke më theksuar se asgjë nuk ka ndryshuar në ato dy Bashki.

Të fundit