Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD paralajmëron Ramën: S’ke parë gjë akoma, ka prova dhe përgjime për Olsin dhe Saimir Tahirin  

Deputeti i PD paralajmëron Ramën: S’ke parë gjë akoma,

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka paralajmëron kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave të tij se kjo forcë politike është “ekspertiza e gënjeshtrës”.

Përmes një statusi në facebook, Paloka shkruan se Rama tentoi të banalizojë akuzat e ngritura ndaj qeverisë së tij lidhur me 613 kg kokainë të kapur në fund të shkurtut në Maminas.

“Rama u perpoq mbreme te banalizoje akuzat mbi lidhjet direkte te tij me drogen . Duke paraqitur raste te tjera ( te verteta dhe te sajuara) te kapjes se sasive te ndryshme te kokaines edhe ne qytete te tjera te Evropes, Rama u perpoq te vendos paralele . Sipas tij , ne asnje vend tjeter , nuk akuzohen kryeministrat si garant, kur kapen ngarkesat e droges.

Ajo qe Rama nuk ju shpjegoi shqiptareve eshte se ne asnje nga keto vendet e tjera qeverite nuk kane patur strategji per kanabizimin e vendit si qeveria e tij.

Asnje nga ministrat e brendshem apo familjaret e kryeministrave te atyre vendeve nuk jane kapur ne pergjimet dhe vezhgimet e agjencive inteligjente dhe per asnje prej tyre nuk ka prova per lidhje direkte me trafikantet ,sic rezultojne per ish-ministrin e brendshem dhe vellain e kryeministrit shqiptar...Po per kete te fundit kryeministri yne, vertete nuk ka pare asgje akoma...”, shkruan Paloka.

Të fundit