Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD për projektin 1 mld euro: Në tregun shqiptar janë 5 miliardë euro të ardhura nga kanabisi; ja pse rrezikohemi nga skenari grek

Deputeti i PD për projektin 1 mld euro: Në tregun shqiptar janë 5

Deputeti i PD-së, Florion Mima, i ftuar në emisionin ‘360gradë’ në Ora News, ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me projektin 1 miliard euro të qeverisë “Rama 2”. Mima theksoi se në tregun shqiptar janë sot 5 miliardë euro të ardhura nga kanabisi dhe ky projekt po përdoret nga Rama si lavatriçe gjigante e pastrimit të parave.

“Greqia vetëm në një rast mori 2.8 miliardë dollarë dhe nuk e regjistroi si borxh dhe filloi të paguante çdo vit nga 100 milion. Në fund të periudhës rezultoi se kishte paguar 5.2 miliardë dhe ky rast bëri që lluca greke të shpërthejë. Unë po ju jap një tjetër shembull rast për ta kuptuar. Nëse OSHEE nuk ka para sot për të blerë energji për dhjetorin, shkon në bankë dhe merr një kredi, banka i thotë më sill një garanci nga qeveria që do të mi shlyesh këto para. Qeveria lëshon vetëm një cop letër, po unë hyj garant që OSHEE do t’i shlyejë paratë. Qeveria lë vetëm fjalën e vet, por ligji thotë se kjo cop letër që ka lëshuar duhet të regjistrohet si borxh, qeveria nuk po merr borxh, është OSHEE, por edhe garancia duhet të regjistruar (si borxh i qeverisë). Sot në treg janë rreth 5 miliardë euro të ardhura nga kanabisi dhe ky projekt është totalisht në funksion të pastrimit të këtyre parave. Kjo është arsyeja pse ai nuk do ta komplikojë duke rritur zyrtarisht borxhin por ta përdorur si një lavatriçe të stërmadhe të pastrimit të parave”, u shpreh deputeti Mima.

Paratë e hashashit, gazetarja e ekonomisë: Ka një mënyrë si mund të legalizohen, por duhet marrëveshje e re Rama-Basha

Të fundit