Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon hartën: Italia dhe Austro-Hungaria i dhanë Greqisë 3 milje detare, Franca kërkonte t’ja zgjeronte në 6 milje

Deputeti i PD publikon hartën: Italia dhe Austro-Hungaria i dhanë

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, me profesion historian, ka publikuar një hartë të vitit 1943, e ndërtuar mbi hartat pararendëse të Fuqive të Mëdha në vitin 1914, për ndarjen e hapësirës detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas Gurakuqit, ndarja në këtë hartë ruan distancën e barabartë mes brigjeve shqiptaro-greke në kanalin e Korfuzit.

Ai flet edhe për negociatat e zhvilluara në vitin 1914, kur Italia dhe Austro-Hungaria kërkonin që Greqisë të mos i njihej më shumë se 3 milje detare, ndërsa Franca përpiqej të zgjeronte territorin grek deri në 6 milje. Ndërkohë që sot, Greqia ka arritur në 12 milje falë marrëveshjes me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Bujar Nishani ngre alarmin për marrëveshjen e detit: Hapet konflikt i ri me pasoja rajonale; Arta Marku të nisë verifikimet

Athina i vjen në ndihmë Edi Ramës dhe ‘lëshon’ Sali Berishën: Marrëveshja e 2009-s për detin ishte e gabuar

Reagimi:

Ne vitin 1914, Austro-Hungaria dhe Italia kane kerkuar ruajtjen e ujërave territoriale të Greqisë ne Kanalin e Korfuzit në largësinë deri 3 milje detare. Keto dy shtete synonin të përcaktonin të drejtat e shtetit grek në hapësirën përkatëse në Detin Jon, dhe njekohesisht të hapnin edhe hapësirën e nevojshme për ujëra territoriale te entitetit te ri ballkanik, Principatës se Shqiperise, të pavarur dhe asnjanëse, nën garancinë e Fuqive të Mëdha; te krijonin njëkohësisht elementet e nevojshme të sigurisë në këto anë. Ujërat e detit të hapur, sipas këtij propozimi, do të duhej fillonin pas 3 miljeve detare.

Kërkesa austro-italiane ishte e bazuar mbi një të drejtë që vinte nga shekulli XVII, të përpunuar në fillim te shekullit XVIII nga juristi hollandez Bynkershoek, saktësisht e quajtur Cannon –Shot Rule (rregulli i largësisë së shtimjes me top), në bazë të së cilës, një shtet e ushtron sovranitetin territorial të pjesës së vet bregdetare brenda tri miljeve.

Ndryshe nga Austro-Hungaria, Franca kerkonte zgjerimin e ujërave territoriale greke nga 3 milje në 6 milje detare. Por ky zgjerim i binte ndesh interesave të Shqipërisë, sidomos në pjesën veriore të Kanalit, mbasi zgjeronte në mënyrë të paarsyeshme ujërat territoriale greke përballë bregdetit jug-perëndimor shqiptar.

Harta e meposhtme i perket vitit 1943 dhe eshte e bazuar mbi hartat pararendese te ndertuara mbi bazen e te njejtave parime, qe Fuqite e Medha te vitit 1914, kishin perafruar qendrimet e tyre rreth neutralizimit te Kanalit te Korfuzit dhe posacerisht ndarjes se ujerave territoriale ne pjesen veriore.

Sic shihet, ndarja ruan perfekt distancen e barabarte mes brigjeve.

Në Kosovë flitet për ndarjen e vendit, pjesë e planit Serbia-Shqipëria-Greqia. Ftesa e Vuçiç për Austrinë dhe roli i Erdoganit

Të fundit