Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së denoncon Gramoz Ruçin: Edhe pas tre javësh, nuk ka asnjë kusht minimal pune për opozitën

Deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi, ka denoncuar në rrjetin social mungesën e kushteve të punës për deputetët e opozitës nga ana e Parlementit Shqiptar. Gurakuqi kujton se edhe pse kanë kaluar 3 javë nga fillimi i parlamentit,  ende për ta nuk ka asnjë zgjidhje prë krijimin e kushteve optimale të punës dhe ky është privliegj vetëm i deputetëve të pozitës. Ja postimi i Gurakuqit në facebook:

“Kane kaluar 21 dite nga fillimi i punimeve te legjislatures dhe Qeveria, permes Kryetarit te Parlamentit te emeruar dhunshem prej saj, perkunder interesit publik per shtet te paster nga pararendja diktatoriale dhe nevojes se gjetjes se nje speaker-i te paanshem, nuk ka krijuar asnje kusht minimal pune per deputetet e Opozites.

Parlamenti eshte institucion perfaqesues i sovranit dhe jo vetem i qeverise e njerezve te saj ne perfaqesi, qe privilegjohen ne krijimin e kushteve te punes, ndersa opozita mbetet ne pritje te zgjidhjes qe nuk vjen.”

 

 

Të fundit