Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së: Emërimet politike që ka bërë Rama për drejtues spitalesh

Deputeti i PD-së: Emërimet politike që ka bërë Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të emrave të drejtorëve të spitaleve në vend.

Në një status në Facebook, Spahia komenton emrat e drejtorëve të rinj si dhe lidhjet e tyre me Partinë Socialiste.

Postimi:

Premtimin e Edi Ramës se drejtuesit e rinj të spitaleve do të ishin profesionistë të zgjedhur me konkurs, e  përgënjeshtron fakti se Enkelejdi Joti është rikonfirmuar në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.  Ish Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel njihet për vënien në shërbim të Edi Ramës të televizionit kombëtar.

Në Spitalin e Sanatoriumit është rikonfirmuar një emërim tjëtër i Edi Ramës, Perlat Kapisyzi, bashkëshort i zëvendësministres Mira Rakacolli, këshilltar Ps në minibashkinë 2 gjatë periudhës 2004-2008.

Në spitalin e Shkodrës është emëruar një përson tjetër politik, kandidati për deputet i PS në Shkodër, Vilson Masmalaj.

Në drejtim të spitalit të Beratit është emëruar, ish deputeti i PS, Eduard Bejko.

Në Spitalin e Durrësit është ëmruar me urdhër politik dhe jo me konkurs, kryetari i Këshillit Bashkiak, PS, Alban Ramohitaj.

Në spitalin e Dibrës është shpërblyër me vendim politik i akuzuari për blerje votash, eskponent i PS në Dibër, Spartak Koltraka.

Në Spitalin e Traumës është emëruar me, Arben Zenelaj, i njohur për lidhjet me PS.

Në Maternitetin e Tiranës është emëruar më urdhër politik një tjetër aktiviste e PS, Eliona Demaliaj.

Në spitalin e Tropojës është emëruar  anëtari i kryesisë së PS Kukës, Ismet Nika.

Të fundit