Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së kërkon ndihmën e BE-së: Rinia nuk ka më besim të politika për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin

Deputeti i PD-së kërkon ndihmën e BE-së: Rinia nuk ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë në një takim në Bruksel për të rininë dhe politkën duke kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për të luftuar kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Në këtë program i pranishëm ishte dhe Zv. Presidenti i PE-së Fabio Masimo Castaldo.

 Ndër të tjera deputeti Balliu ka deklaruar se rinia e Shqipërisë nuk ka më besim te politika në vend për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin.

“Në Bruksel për të kërkuar mbështetjen e BE në luftën kundër drogës. E domosdoshme ndihma e PE në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar

Të dashur qytetarë sot isha në Bruksel ku mora pjesë në programin ‘Bridging the gap betëeen youth policy, youth participation and parliamentarians in the Ëestern Balkans’, ku i pranishëm ishte Zv. Presidenti i PE Fabio Masimo Castaldo.

Theksova se: Rinia s’ka besim tek politika për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin. Njëkohësisht i bëra thirrje Europës të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsioni dhe krimin, dhe që politikanët e përfshirë në këto afera të mbajnë përgjegjësi.

Gjithashtu i shpreha gatishmërinë se PD është e gatshme të japë kontributin e saj luftën kundër narkoshtetit dhe për rikthyer vendin në rrugën e integrimit në familjen europiane”, shkruan Balliu në Facebook.

Të fundit