Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së publikon foton: Momenti kur deputetët e PS votuan kundër librave falas për fëmijët

Deputeti i partisë Demokratike Luçiano Boçi ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto në seancën parlamnetare të së enjtes ku, sipas tij, deputetët e PS-së votojnë kundër pajisjes me tekste falas për fëmijët.

“Ajo që nuk u kap nga kamerat dje në momentin e votimit.... Në foto momenti i gadishmërisë dhe entuziazmit të socialistëve për të votuar kundër fëmijëve për tekstet falas!!!!! Kryeministri që harxhon 30 milion euro për estravagancën e zyrave e makinave të veta nuk denjon të japë vetëm 9 milion euro për nxënësit që të kenë tekste falas. Rama që kujdeset të kombinojë perdet e zyrës me çorapet e veta, nuk pranon të kombinojë mësimdhënien me tekste të dhëna falas nga shteti për fëmijët. MOS E HARRONI KËTË FOTO!!!!”, shkruan Boçi.

Të fundit