Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së reagon ashpër për urdhër-arrestin ndaj futbollistit të Vllaznisë: Kjo është Prokuroria politike e "Shqipërisë që Duam"

Deputeti i PD-së reagon ashpër për urdhër-arrestin ndaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka reaguar ashpër pas vendimit të policië dhe gjykatës për të lëshuar urdhër-arrest për futbollistin e Vllaznisë, Renato Malota. Malota është një prej të akuzarve si i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Shëngjin, ku për këtë ngjarje është arrestuar edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Gjithsesi, deputeti Gurakuqi e konsideron këtë vendim si një proces të qeverisë kundër opozitarëve në Shqipëri. Ai thotë se “kjo është prokuroria politike e Shqipërisë që Duam”, ecila nuk heton dhe lë jashtë të lirë bosët e kokainës dhe qeveritarët e korruptuar”.

Video/Sot në qeli, më 12 janar Fran Frrokaj darkoi me Edi Ramën në Lezhë: Nuk ishte “darka e gabuar”

Reagimi:

Kjo është Prokuroria Politike e "Shqipërisë që Duam", e cila nuk heton dhe lë jashtë të lirë: Bosët e Kokaines 613, Tahon e Skafeve, Jahteve dhe milionave të kapërderdhur në makinat e bashkëpunëtoreve, përmbytesit e Nënshkodrës, ministrin që çon dritat me investim qeveritar në një lokal në majë malit, por nuk lidh një fshat të tërë me energji elektrike, korrupsionistet e qeverisë dhe të kabinetit kryeministror që kanë marrë si dhurata shpërblyese favoresh, vila në Rolling Hill-sat e Kunorës së Tiranës, ata që na kanë zanë hijen e Bregdetit me pallate shumekateshe qe ndertohen ne terrin e dimrit, licensuesit e inceneratoreve ne dobi te firmave te sapokrijuara nga femijet e sejmeneve te Partise, ata qe kane zene çdo qoshke te lire te Tiranes me pallate, por qe skedon me lehtesi ne procese MALOTEN E VLLAZNISE dhe çdo opozitar te shenjuar nga legatet e Kryeministrit te vendit.

A ka një metodike dhe radhe pune Zyra e Perkohshme?

A ka ajo Zyre dore te lire te hetoje cdo minister te shumices ne pushtet?

Prokuroria ecen sipas axhendes se Ministrise se Brendshme, apo sipas hierarkise se percaktuar nga ligji dhe kronologjise se ngjarjeve kriminale?

Do vije nje dite qe mosvepruesit sipas radhes, zbatuesit e urdherave politike, ushtaret e bindur te drejtesise se varur nga kabineti i kryeministror, te pergjigjen para Drejtesise se Re, asaj te vertetes.

Eshte kaosi i nje vendi te drejtuar nga nje mendje kaotike, qe po çmend nje shoqeri te tere dhe po dezintegron ne heshtje, nje sistem institucional te zhbalancuar ne themelin e pushteteve.

Të fundit