Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD thirrje demokratëve: Nesër bashkohemi për betejat e vështira politike

Deputeti i PD thirrje demokratëve: Nesër bashkohemi për betejat e

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme për kryetarin e partisë. Shehu thekson se më 22 korrik do të përmbyllet një proces i liri, transparent dhe i zhvilluar brenda të gjitha standardeve demokratike.

Votën e të shtunës, Shehu e konsideron bashkim për betejat e ardhshme e të vështira politike.

Reagimi i Tritan Shehut:

PARTIA DEMOKRATIKE NESER VOTON PER KRYETARIN E SAJ!

Jashte cdo deshire per te replikura me cilindo qe ka nje kendveshtrim tjeter per kete event, desheroj te shpreh bindjen, edhe si antar i Komisionit Organizues, se tashme ne fazen perfundimtare te pregatitjeve, cdo gje flet per nje proces te lire, transparent, korrekt prej nje muaji, qe do te permbyllet neser brenda standarteve demokratike.

Menyra civile dhe e emancipuar e organizimit dhe zhvillimit te ballafaqimit midis dy kandidateve, ishte tipari kryesor i kesaj fushate.

NDERTIMI I NJE INFRASTRUKTURE VOTIMI TRANSPARENTE NE TE GJITHE DEGET, PERBEN BAZEN E SIGURTE EDHE PER ECURINE POZITIVE TE DITES SE NESERME, GARANCI KJO PER NJE REZULTAT NE PERPUTHJE ME VULLNETIN E VOTUESVE.

Ndertimi i komisioneve te votimit dhe grupeve te numurimit eshte realizur ne perputhje te plote me rregulloren, ne bashkepunim me kandidatet ose te deleguarit e tyre, pa asnje objeksion.

LISTAT E VOTUESVE JANE ME TE MIRAT E MUNDESHME, PA INTERFERENCA DEMTUESE NGA ASKUSH, AS NGA KRYETARET E DEGEVE, TE MBIKQYRURA E TE MIRATUARA NGA KANDIDATET.

I ftoj demokratet qe neser te votojne te gjithe - me voten e tyre te fshehte do te bejne qe te fitoje me i miri.

TE MOS HARROJME SE MBAS NESER DUHET E DO TE JEMI TE GJITHE SE BASHKU, PER BETEJAT E ARDHESHME E TE VESHTIRA POLITIKE.

Të fundit