Flash News

KRYESORE

Deputeti propozon dënim me vdekje për pedofilët, Ruçi: Nuk e zgjidh

Deputeti i opozitës, Halit Valteri propozoi krerëve të grupeve parlamentare të ndërmarrin një nismë për të rikthyer dënimet me vdekje për pedofilët dhe përdhunuesit e fëmijëve.

Gjatë seancës parlamentare, deputeti tha se ata nuk meritojnë të jetojnë, nisur edhe nga rasti i publikuar së fundmi ku roja i shkollës në Babrru ka abuzuar seksualisht për një vit me një 15-vjeçare.

“Duhet ta sanksionojmë me ligj se kush përdhunon fëmijë, kush është pedofil të varet në mes të qytetit. T’i lëmë këto ligje këto... se nuk do hyjmë ne Europë nga kjo gjë, kush prek fëmijërinë të varet në mes të qytetit. Ta rikthejmë edhe një herë dënimin me vdekje, këta maskarenj nuk meritojnë të jetojnë”, tha deputeti, të cilit kreu i kuvendit Gramoz Ruçi tha se nuk e zgjidh si problem.

“Indinjata e zotit Valteri për rastin janë të gjithë dakord, kjo nuk e zgjidh propozimi që Shqiëpria ka marrë për të hequr dënimin me vdekje. Sot në seancë do ketë prononcim të ministres së arsimit për rastin”, tha Ruçi.

Të fundit