Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS konfirmon rrëzimin e institucioneve të shtetit: Nëse kokaina në Maminas do kishte mbështetje politike, do kishte kaluar

Deputeti i PS konfirmon rrëzimin e institucioneve të shtetit:

Shqipëria është një shtet me institucione të rrëzuara dhe ku çdo fuqi është në dorë të qeverisë dhe politikanëve. Kjo konfirmohet lehtësisht nga deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, i cili deklaroi në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24 se, droga e kapur në Maminas po të kishte mbështetje politike do të kishte kaluar nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Europian.

“S’ka lidhje politike. Mund të ketë garanci financiare, kamuflim dhe garanci. Nuk mendoj se ka pasur mbështetje politike, se po të kishte pasur do kishte kaluar. Lëreni të hetojë prokuroria. Përgëzoj policinë. S’ka pasur informacion as nga një aleat i joni. Unë kam informacione se jam deputet”, u shpreh socialisti Stërkaj.

Ajo që është shqetësuese në këtë deklaratë ka të bëjë me qetësinë  dhe lehtësinë me të cilën deputeti i mazhorancës, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, pranon se garancia politike në këtë vend, përfshirë ajo për trafikun e drogës, mund të rrëzojë çdo hetim dhe aksion të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë shqiptare. Vetë deputeti pranon se nëse trafikantët marrin garacinë e politikës (siç ndodhi me kanabisin), policia dhe prokuroria janë të paafta për të vepruar. Droga në Shqipëri sekuestrohet vetëm kur nuk është i përfshirë ndonjë politikan.

Të fundit