Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së del vullnetar: Byroja të më gjykojë për sjelljen që bëra

Deputeti i PS-së del vullnetar: Byroja të më gjykojë

Në seancën e fundit parlamentare një prej shumë incidenteve që u shënuan ishte ai ku deputetja e LSI-së Keidi Mehmetaj pretendon se është shtyrë nga deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Momenti është fiksuar edhe në foto.

Ndërkohë, ditën e sotme deputeti socialist i ka dërguar një letër Byrosë së Kuvendit ku i kërkon që të gjykojë sjelljen e tij dhe të shprehet në lidhje me të.

Letra

Te nderuar anëtare te Byrose se Kuvendit, Kam ndjekur me vëmendje debatin publik qe shoqëroi seancën e ditës se hënë te Kuvendit te Shqipërisë. Pjese e këtij debati ka qene edhe reagimi im personal ne momentin kur një nder deputetet me te reja ne moshe te Kuvendit zonjusha Keidi Mehmetaj me force tentoi te me mohoje ushtrimin e detyrës qe me ka ngarkuar vullneti i popullit te Lushnjës. Une e mirëkuptoj deputeten e re ne moshe, te cilën e kishin urdhëruar ne atë moment te shkelte ligjin. Megjithatë edhe pse i provokuar apo i penguar te ushtroj detyrën, i kërkoj Byrosë se Kuvendit te Shqipërisë te zbatoje Rregulloren e Kuvendit ndaj çdo akti te pahijshëm për detyrën e nderuar te përfaqësuesit te popullit. Për këtë qellim, edhe pse reagimi im me mundësoi te ushtroj detyrën dhe te marr pjese ne votim, kërkoj qe Byroja ta gjykoje sjelljen time dhe te shprehet sipas Rregullores. Faleminderit, Bujar Cela.

Të fundit