Flash News

KRYESORE

Deputeti publikon email-in e dekanit për pedagogët: Si po përpiqen me “mish e me shpirt” të fikin protestën studentore

Deputeti i PD, Luçiano Boçi publikon email-in e një dekani, i cili u drejtohet pedagogëve që të organizojnë një mbledhje urgjente, lidhur me “situatën shqetësuese” siç e cilëson ai pa dashur të përmendë fjalën ‘protestë’.

Sipas deputetit, përmes angazhimeve të tilla, me urdhër të kryeministrit disa drejtues të fakulteteve po përpiqen për të shuar protestën e studentëve, që vijojnë prej një muaji.

Statusi i plotë:

Jo vetëm policia, por dhe drejtuesit e “zgjedhur” politikisht të Universiteteve, janë angazhuar me “mish e me shpirt”, për të fikur protestën studentore.

Rama nuk po lë gur pa lëvizur, se e si të devijojë e të shkërmoqë protestën.

Nuk janë vetëm kërcënimet që lëshon ndonjë Rektor, relike e kohës që studentët e rrëzuan në 90, por na del dhe ndonjë Dekan lejfenist, që urdhëron “me lezet” pedagogët që të bëjnë “autokritikë të shëndoshë”!!!???

Mos e humbisni, por lexoni email-in e tij, drejtuar pedagogëve:

U kërkon atyre të bëjnë urgjentisht mbledhjen, sepse Partia ka urdhëruar që ato “të evidentojnë shkaqet e situatës shqetësuese, problemet (dhe emrin protestë ka frikë ta përmendë)... e të gjejnë rrugëzgjidhje” për të mos lejuar më “këtë situatë aspak të këndshme për udhëheqjen”, të krijuar nga studentët.

Pra të bëjnë autokritikë të thellë, të ndjerë, të fortë, me kokën ulur që ta prekë në zemër Partinë, ta zbusë zemërimin e Partisë të shkaktuar nga studentët, e cila e ka zbuluar që armiku është aty tek pedagogët dhe aspak tek Qeveria “e naltë” e Ligji i Arsimit të Lartë.

Partia është e pagabueshme.

Më pas propozimet e rrugëzgjidhjes, pasi ti rrahin mirë e mirë mendimet e autokritikat, do i pjekin e do i çojnë pak më lart, pastaj pak më lart e deri...

Po ky harroi që si rrugëzgjidhje “Timonieri i vet” shiti ato VKM-at?!

Apo harroi që një pjesë e mirë e pedagogëve në Tiranë kanë kërkuar abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, si të vetmen rrugëzgjidhje?!

E për këtë autonomin tonë, “instanca më eprore” e departamentit na qenka, as më shumë e as më pak, MA

 

Të fundit