Flash News

KRYESORE

Deputeti publikon parullën e të rinjve të varur në mbikalimin e rrugës Tiranë-Durrës ku i bëhet një pyetje Junkerit

Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka publikuar dy foto në llogarinë e tij në Facebook ku shfaqet një banderolë e gjatë e varur në një nga mbikalimet e rrugës Tiranë-Durrës. Parulla i drejtohet Presidentit të Komisionit Europian me pyetjen "Zoti Junker, a shqetësohet Europa nga trafiku i drogës së Tahirit?".

Thirrja e të rinjve është pozicionuar në një vend të dukshëm që të bjerë në sy të dinjitarit të lartë europian i cili do të përshkojë pikërisht atë rrugë. Junker erdhi në Tiranë pasditen e së dielës ku do të takohet me aktorët kryesorë të politikës shqiptare.

Postimi i plotë:

Jean-Claude Juncker pritet në Tiranë më një pyetje nga të rinjtë Shqiptarë që shpresojnë ende ne Europë.

Mund të hyjmë në EU me këta llojë politikanesh?

Mos na lini në dorë të banditëve, na integroni në EU.

#nukdenohettahiriparamen

#nukbehetshqiperiamebandit

Të fundit