Flash News

KRYESORE

Deputeti publikon shkresat: Anila Denaj iu shmang interpelancës urgjente, Ruçi shkeli rregulloren

Deputeti dhe kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi se në seancën e djeshme parlamentare shkeli hapur rregulloren.

Sipas tij, ministrja e Financave Anila Denaj u shfaq në seancë, ndryshe nga ç’theksohej në shkresat zyrtare që i kërkonin interpelancë urgjente.

“Ministrja Denaj në mënyrë të turpshme ishte prezent në seancë. Kryetari Gramoz Ruci i cili ka lejuar çthurjen totale te Kuvendit u pajtua me ketë situatë të turpshme dhe nuk e zhvilloi interpelancën”, thekson Vasili, duke publikuar edhe përgjigjet zyrtare.

Reagimi i plotë:

Pse Gramoz Ruci shkaterroi parlamentin dhe pranoi mashtrimin e ministres se financave.

Ministrja e financave Anila Denaj eshte kerkuar te vinte ne seance plenare ne interpelance urgjente per bllokimin e financave per kopshtet dhe cerdhet ne Skrapar.

Ministrja Denaj ka informuar kuvendin se per here te dyte nuk mund te zhvillonte interpelancen as ne seancen e sotme te dates 14 shkurt sepse sipas shkreses "prezenca e ministres Anila Denaj ne seancen e dates 14.02.2019 nuk eshte e mundur"

Por ministrja Denaj ne menyre te turpshme ishte prezente ne seance.

Kryetari Gramoz Ruci i cili ka lejuar çthurjen totale te Kuvendit u pajtua me kete situate te turpshme dhe nuk e zhvilloi interpelancen.

Ka disa pyetje te medha te cilave kryetari Ruçi nuk mund t'u bishtnojë më as me arrogance as me brutalitet,as me vota.

1.Per cfare rregullore flet akoma Ruçi?

2.Perse Ruçi e ka shnderruar parlamentin ne nje zgjatim te shemtuar te qeverise?

3.Perse Ruçi harroi pretendimet, qe kishte ndaj qeverise kur ishte vete ne opozite?

4.Perse Ruci pajtohet me kete perçmim qe qeveria i ben parlamentit dhe parlamentarizmit?

5.Edhe sa kohe do te fshehe e mbylle Ruçi dhunimin e rregullores se kuvendit me forcen e votave?

6.Perse Ruçi edhe sot shkeli rregulloren me urdher te Rames duke futur ne kaos parlamentin ?

7 Perse Ruçi kurre nuk ka paralajmeruar e denuar kurre sjelljet e ulta dhe vulgare te Edi Rames ne sallen e kuvendit dhe te para boterisht nga te gjithe qytetaret permes medias?

Shkaterrimi i funksionimit te kuvendit eshte pergjegjesi direkte e Gramoz Ruçit, i cili nuk mund te perdore parlamentin per interesat e tij personale,qe i realizon duke i bere qejfin ne menyre servile Edi Rames armikut me te madh te parlamentarizmit.

Salla e parlamentit nuk eshte prone e maxhorancave cilado qofshin,as e kryetareve cilido qofshin,as e kryeministrave nga cilado parti qofshin.

Ky drejtim provincial,anakronik,klientelist dhe vulgar i parlamentit eshte nje turp, qe duhet te marre fund.

Të fundit