Flash News

KRYESORE

Deputeti që nuk dogji mandatin me opozitën bën publike votën për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore

Deputeti Lefter Koka, një nga tre deputetët që nuk pranuan të djegin mandatin në bllok me pjesën tjetër të opozitës në fillim të 2019-ës, ka bërë publike qëndrimin e tij mbi votimin e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore në parlament.

Në një status në rrjetet sociale, Koka shprehet se do të abstenojë këtë proces votimi, për marrëveshjen që ai e cilëson si të nënshkruar mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama vetën për të mos ndryshuar asgjë!

“Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Për hir të vërtetës mē shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!

Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer , sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit.

Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje.

Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri.

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.

Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai , bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.

Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend.

Përndryshe për marrëveshjen për t'i lënë gjërat siç janë , garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër”, shkruan Koka.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lexo edhe: Rama e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS, deputeti i pavarur deklaron votën pro marrëveshjes për ‘zgjedhoren’

Të fundit