Flash News

KRYESORE

Deputeti që nuk ishte në sallë votoi pro ligjit për teatrin, Ruçi ngre grup verifikimi

Deputeti që nuk ishte në sallë votoi pro ligjit për teatrin,

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi në nisje të seancës së sotme plenare, se kërkesa e opozitës për manipulim të votimit për projektligjin për teatrin Kombëtar është depozituar në Sekretariatin e votimit për të bërë verifikimet. Ruçi tha se me këtë kërkesë është njohur ditën e sotme.

Por dy kryeartët e grupeve parlamentare, të PD dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, përfaqësuesit e vetëm të opozitës në seancën e sotme, u shprehën se kërkesën e kanë depozituar dy ditë më parë dhe se Kuvendi kishte kohë për të bërë verifikimet. Pas kësaj, Spaho dhe Vasili u larguan nga salla duke kërkaur anulimin e votimit të këtij projektligji.

Gjatë votimit të projektligjit që parashikon shembjen e godinës së teatrit Kombëtar rezultoi se kishte votuar pro tij edhe deputeti Vangjel Tavo, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm fare gjatë gjithë ditës së enjte ku u mbajt seanca.

Të fundit