Flash News

KRYESORE

Deputeti i ri i PD ironizon kolegët demokratë dhe socialistë me betimin e Ilir Metës

Deputeti i ri i PD ironizon kolegët demokratë dhe socialistë me

Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka ironizuar kolegët demokratë dhe socialistë që sot do të marrin pjesë në ceremoninë e presidentit të ri, Ilir Meta. Ndonëse nuk përmend emra, Gurakuqi flet për të “udhëheqës” dhe “të bindur” që do të zgjidhin procedurialisht ngërçin e instalimit në zyrë të Kreut të Shtetit.

“Populli në pritje se si nesër (sot) "udhëheqësit" dhe "të bindurit" do të zgjidhin procedurialisht ngërcin e instalimit në zyrë të Kreut te Shtetit”, shkruan deputeti demokrat.

Në ceremoninë që do të zhvillohet në Kuvend do të marrin pjesë deputetët e legjislaturës së vjetër, të dalë nga zgjedhjet e 2013-ës dhe jo ata që u zgjodhën më 25 qershor të këtij viti. Të pranishëm pritet të jenë deputetët e PD të cilët bojkotuan Kuvendin ditën e zgjedhjes së Metës.

Të fundit