Flash News

KRYESORE

Deputeti i ri i PD ironizon operacionin “Forca e Ligjit”: Arrestohet një person nga Korça, i gjetën 4 ëmbëlsira si provë materiale

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili është  bërë pjesë e legjislaturës së fundit në zgjedhjet e 2017-ës, ka ironizuar një nga operacionet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit. Është fjala për operacionin “Forca e ligjit”, i cili ka në fokus goditjen e grupeve të organizuara kriminale dhe aseteve të ngritura me burime ilegale.

Përmes një statusi në facebook, Salianji ironizon se në bazë të këtij operacioni është arrestuar  një 43-vjeçar nga Korça dhe si provë materiale i kanë gjetur 4 ëmbëlsira.

STATUSI I PLOTË I SALIANJIT

Super operacion i “forca e ligjit” nē Korçê.

Qeveria kokë e këmbë në luftë me krimin. Policia e Korces ka arrestuar 43 vjecarin Redi D..., banor i lagjes 12,sepse prodhonte embelsira pa pasur license. Ne momentin e arrestimit, policia I ka gjetur ne banese 43 vjecarit 4 embelsira të cilat shërbejnë si provë materiale. I ndaluari eshte i papune dhe baba i tre femijeve.

Ndërkohë policisë i kanë “lëne targen” grabitesit e armatosur te 5 bizneseve vetem javen e fundit në Korçë. 

Per kokaine, kanabis dhe krime te renda drejtimi politik i policise ka kaluar ne dore te grupeve kriminale, ata e njohin me mire situaten dhe dinë ta përdorin me efiçense kundër armikut.

 

Të fundit