Flash News

KRYESORE

Deputeti Salianji apel institucioneve: Zbardhni të vërtetën e fondeve greke

Deputeti Salianji apel institucioneve: Zbardhni të vërtetën e

Deputeti demokrat, Ervin Salianji shprehet se raportimet në media për një listë personazhesh që pretendohet se kanë marrë para nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme greke, ka dalë nga qeveria.

Njëkohësisht, Salianji u bën apel institucioneve që të hetojnë lidhur me këtë çështje kaq sensitive për vendin.

Reagimi i plotë:

Kanë qarkulluar disa “listpagesa greke” në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.

Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike.

Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve te paligjshme ne administrate apo politikë.Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtēsisht për të ndikuar negociatorët apo ministrin e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapesiren detare të saj.

Meqë qeveria ka bërë një listë për te bere pis dhe ngatërruar shqiptaret, tregon që ka interes të madh për tymnajë. Unë i përfshirë pisët në këtë listē te financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plotë që asnjë cent dhe asnjë lidhje nuk kam me kete histori, kushdo që përfiton para të paligjshme për më tepër nga një shtet tjetër duhet të dënohet për tradhëti kombêtare dhe te flaket nga politika dhe institucionet!

Të fundit