Flash News

KRYESORE

Deputeti Shehaj: Afrim Qendro nuk është shkarkuar nga ARRSH-ja; hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove është Rama

Shkarkimi i Afrim Qendros nga drejtimi ARRSH u konsideruar si një lëvizje e mazhorancës për të zbutur sadopak skandalin e ‘Unazës së Re’.

Megjithatë, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se ai nuk është hequr nga puna por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH dhe vazhdon të bëjë ligjin. Sipas deputetit Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

“Afrim Qendro nuk eshte hequr nga puna, thjesht ka ndyshuar titullin nga Drejtor ne Zv. Drejtor te pergjithshem te ARRSH-se ku ai vazhdon te beje ligjin. Duhet te ishte ne burg, por eshte shperblyer me pushtet, edhe pse per fasade ja ulen pak titullin. Mjafton ky fakt per te kuptuar qe hajduti i vertete i 18 milione eurove te projektit te unazes (dhe 12 milione te tjerave te OST-se) eshte Edi Rama. Afrim Qendro e te tjeret ishin thjesht ndihmesa ne krim. Ndaj Edi Rama nuk i leshon dot menjehere, por i mbron dhe i mbeshtet, sepse po mbron veten”, shkruan Shehaj në një status në ‘Facebook’.

Projekti i ‘Unazës së Re’ është pëzullua rpërkohësisht pasi u zbulua se kompania që do ndertonte lotin e parë kishte falsifikuar dokumentat në SHBA.

Të fundit