Flash News

KRYESORE

Deputeti Shehaj publikon videon: Më mirë të pasurohen 5 familje ‘miqsh’, apo të çlirohen nga varfëria 50.000 familje shqiptare?

Deputeti Shehaj publikon videon: Më mirë të pasurohen 5 familje

Deputeti i Partisë demokratike, Agron Shehaj, ka publikuar një video sa i takona saj se çfarë po ndodh me tokat në bregdet pas dy vendimeve të marra nga qeveria, atë mbi investimet strategjike dhe atë mbi pezullimin e regjistrimit të pronave.

“Tokat e bregdetit, pasuria më e madhe e shqiptarëve po kalon nga qytetarët tek oligarkët miqtë e Ramës. Pushteti nëpërmjet dy vendimeve, atë mbi investimet strategjike dhe atë mbi pezullimin e regjistrimit të pronave po pengojnë qytetarët të shfrytëzojnë pronat legjitime dhe favorizon investimet gjigande të miqve të tij”, thuhet në videon e publikuar nga Shehaj në rrjetin social Facebook.

Më tej, deputeti ngre edhe një pyetje teksa shkruan se “si thoni ju, më mirë të pasurohen 5 familje “miqsh“, apo të çlirohen nga varfëria 50.000 familje shqiptare?”.

 

Të fundit