Flash News

KRYESORE

Deputeti Shehaj takon nënën e protestuesit të arrestuar: Me shtet ligjor, Rama e Veliaj do ishin në burg

Deputeti Shehaj takon nënën e protestuesit të arrestuar: Me shtet

Deputeti i Partise Demokratike, Agron Shehaj ishte në protestën e banorëve të Astirit, ku takoi edhe Dritën, nënën e Dorjan Protoduarit, i cili ndodhet i arrestuar në ambientet e paraburgimit të Fushës Krujës.

Shehaj e cilëson padrejtësi burgosjen e të të riut, Protoduari , ndërsa shton se ai kundërshtoi me të drejtë shembjen e shtëpisë së tij. Deputeti demokrat thekson se në vend të tij në burg, duhet të ishin Rama dhe Veliaj.

“Lindita është nëna e Dorian Protoduarit, i cili mbahet ende në burg, sepse kundërshtoi shembjen kriminale të shtëpisë së tij nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Po të kishte drejtësi, në burg duhet të ishte Rama dhe Veliaj sepse janë hajdutë dhe pastrues ndërkombëtar parash, të cilat i kanë vjedhur paratë dhe pronat e dhjetëra mijëra nënave dhe fëmijëve të varfër që punojnë për bukën e gojës në të gjithë Shqipërinë”, ka përfunduar ai.

Të fundit