Flash News

KRYESORE

Deputeti shqiptar aksidentohet në Itali, publikohen fotot e makinës së shkatërruar

Deputeti shqiptar, Eduart Ndocaj është aksidentuar në autostradën e Parmës në Itali. Pas disa rrotullimesh, makina është kthyer përmbys, por fatmirësisht Ndocaj nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Ai ka njoftuar për aksidentin dhe sqaron se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të dashur miq, falenderoj Zotin që kam shpetuar nga një aksident shumë i rrezikshëm. Në autostradën për Parma jam perplasur duke u rrokullisur disa herë me makinë e as vete nuk kuptoj se si kam shpetuar. Falenderoj Zotin për këtë! Kjo është gjendja e makinës pas aksidenti! Tani jam mirë dhe ju përshëndes të gjithëve”, shkruan Ndocaj nga spitali.

Të fundit