Flash News

KRYESORE

Deputeti shqiptar fundjavë te Gjiri Lalzit, alarmohet nga ajo që i del para: Kjo foto u ba enkas për kryeministrin Rama

Ditët e nxehta të kësaj periudhe kanë mbushur para kohe plazhet shqiptare. Këtë fundjavë, plazhit për këtë vit nuk i rezistoi as deputeti i Kosovës, pjesë e partisë në koalicion me qeverinë ‘Haradinaj’, nga partia ‘Nisma Socialdemokrate’, Milaim Zeka.

Por, duket se gjendja në vijën bregdetare në fillim të sezonit lë për të dëshiruar për shkak të papastërtisë që dominon, konkretisht te Gjiri i Lalzit në Durrës.

I gjendur përballë kësaj situate, Zaka ka publikuar disa foto nga plazhi dhe thekson se këto foto janë shkrepur enkas për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Kjo foto u ba enkas per Kryeministrin Rama, me pa se ne çfar pleherash jetojme buze detit. Keto jane pamje nga Gjiri Lalsit. Shqiperia nuk prodhon makina, as telefona budall, se le ma te mençur. Shqipëria jeton nga turizmi…”, shkruan deputeti i Kosovës.

Ditët e fundit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit është shfaqur në media duke folur për aksionet e vazhdueshme për pastrimin e plazheve, por mesa duket vija bregdetare ende nuk është gati të mirëpresë pushuesit e këtij viti.

 

 

 

 

Të fundit