Flash News

KRYESORE

Deputeti shqiptar përplaset me komisionerin Hahn gjatë takimit, shkak gjuha shqipe

Deputeti shqiptar përplaset me komisionerin Hahn gjatë takimit, shkak

Nuk ka qenë i qetë takimi mes deputetit shqiptar në Maqedoni, Ziadin Sela me komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.

‘INA’ raporton se, Hahn ka kërkuar nga Ziadin Sela që ligji që përcakton gjuhën shqipe zyrtare në të gjithë Maqedoninë, të vendoset për miratim në Kuvend pas zgjedhjeve lokale.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Sela, i cili ka paralajmëruar Hahn se nëse nuk miratohen brenda 100 ditëve ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për gjuhët, ai do ta braktisë qeverinë.

“Unë përfaqësoj interesat e popullit tim. Para qytetarëve kam premtuar se brenda 100 ditëve shqipja do të avansohet me ligj. Nuk më interesojnë kalkulimet tjera, brenda 100 ditëve do ta braktisë qeverinë, nëse kryeministri Zaev nuk reflekton”, është shprehur Sela, tregojnë burime brenda LR-PDSH-së.

Hahn ka kërkuar reflektim nga Sela, pasi ky vendim do të favorizonte VMRO-DPMNE që drejtohet nga Nikolla Gruevski.

Qeveria e Zoran Zaevit mbahet me votat e deputetëve shqiptar, ndaj çdo dalje nga mazhoranca përmbën rrezik për të ardhmen e saj.

Të fundit