Flash News

KRYESORE

Deputeti socialist harron funksionin e tij, inkurajon që shqiptarët të largohen më shpejt nga vendi

Deputeti socialist harron funksionin e tij, inkurajon që shqiptarët

Puna e tij është që të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Shqipëri, por deputeti i PS, Taulant Balla e ka harruar se për çfarë është zgjedhur në Kuvend. Balla ka dalë sot në konferëncë me disa deputetë gjermanë dhe ka inkurajuar autoritetet e Gjermanisë për lehtësimin e procedurave të marrjes së vizave të punës.

“Për përfituesit e kontratave të rregullta të punës të vlerësohet mundësia e ndryshimit të procesit të marrjes së vizave të punës, po të kemi parasysh që ky proces zgjat me muaj. Shqipëria nuk është më një vend burimi azili, por është një vend ku Gjermania gjen një partner të rëndësishëm në rajon”, u shpreh Balla.

Pavarësisht dëshirës të shumë shqiptarëve që duan të largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe mungesës së prespektivës, është jashtë çdo etike që një deputet apo një ministër të dalë dhe të mburret me faktin se largimi i njerëzve nga Shqipëria do të bëhet më i lehtë. Në fund të fundit, janë këta pushtetarë që kanë përgjegjësinë e madhe që shumë shqiptarë braktisin shtëpitë e tyre.

Të fundit