Flash News

KRYESORE

Deputeti socialist sposton Ramën: “Veliaj, kandidat për kryeministër”

Deputeti i PS-së Ervin Bushati, në emisionin ‘Top Talk’ u shpreh se sfida e mazhorancës nuk është opozita, por të bindë qytetarët se socialistët janë zgjedhja më e mirë.

Bushati shkoi më tej kur theksoi se zgjedhja më e mirë për Tiranën është Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si kryeshërbëtori i qytetit dhe kandidat i ardhshëm për Kryeministër.

Është hera e parë që një zyrtar socialist artikulon publikisht se pasardhësi i Edi Ramës në krye të qeverisë do të jetë Erion Veliaj. Ervin Bushati është deputet i Qarkut Tiranë dhe Sekretar i Grupit Parlamentar të PS-së.

Të fundit