Flash News

KRYESORE

Deputeti socialist sulmon Metën: President partiak që “djeg” vendin për partinë, LSI nuk del forcë e parë edhe sikur të votojnë të gjithë gjelat dhe pulat

Deputeti socialist sulmon Metën: President partiak që

Përplasjet mes PS dhe LSI duket se nuk kanë të ndalur.

Këtë herë deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me deklaratat e fundit të artikuluara dje nga Kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Braçe iu bën thirrje të rigjejnë qetësinë, teksa cilëson shantazh deklaratën e Metës se nuk do të dekretojë një qeveri me vota të vjedhura.

Braçe quan Metën President partiak që “djeg” vendin për partinë dhe shkruan se edhe sikur të voojnë të gjithë gjelat, pulat dhe lopët, LSI nuk del forcë e parë.

Statusi i Braçes:

LSI DUHET TE RIGJEJE QETESINE!

Më duket se dilema mes rolit të “presidentit te zgjedhur” dhe “kryetarit të partisë”, po e dëmton fort kur prodhon ngjarje si shantazhi i djeshëm ndaj popullit.

Madje duke rikthyer pas kaq vitesh, prej Sali Berishës së parë, Presidentin partiak që “djeg” vendin për partinë e tij, këtë radhë të vogël.

Liria e zgjedhjeve, ligjshmëria, rregullshmëria, barazia, ndershmëria e tyre, është një çështje themelore për këtë vend.

Por këto nuk i garanton dot një “president i zgjedhur” që bën militantin e partisë së tij duke shantazhuar popullin.

Ç’kupton “presidenti i zgjedhur” me “vjedhjen e zgjedhjeve”?!

Unë mendoj se si kryetar real i LSI, “presidenti i zgjedhur”, pranon vetëm një rezultat-“LSI forcë e parë”, “LSI 1 milion vota” etj.

Asgjë tjetër!

Ose çdo gjë tjetër për të e partinë që drejton, është vjedhje e zgjedhjeve.

Kjo është padrejtë, e pandershme dhe e shoqëruar me deklaratën e djeshme-nuk dekretoj asnjë qeveri që del nga zgjedhje që ai i quan kështu “të vjedhura”, me deklaratën e pardjeshme-dekreti i parë që do të firmosë do jetë ai për emërimin e Petrit Vasilit kryeministër,

ESHTE E PAPRANUESHME!

Është e thjeshtë;

Nuk ka asnjë gjasë që LSI të dalë forcë e parë kund, veçanërisht në rang kombëtar.

Patjetër, është synim legjitim, por që të jetë e vërtetë duhet të ndodhë, që të ndodhë duhen vota.

Edhe sikur të votojnë; të gjithë gjelat e pulat, shpendët e butë e të egër që ministria e Bujqësisë ka urdhëruar të importohen nga Greqia vetëm tre ditë më parë, të gjithë karkalecat në emër të të cilëve, ministria e Bujqësisë ka lajmëruar vetëm tani tenderin 570 milion lekë pa TVSH, të gjitha lopët, në emër të të cilave, ministria e Bujqësisë po bëhet gati të shpallë vetëm tani tenderin 1.8 miliard lekë për blerjen e vaksinës, të gjitha lopët që po ndahen vetëm tani, edhe pse paratë për blerjen dhe zëvendësimin e lopëve të ngordhura nga dermatoza, janë dhënë që dhjetorin që shkoi, të gjithë blegtorët, të cilëve grumbullues e përpunues të “krijuar” nga hiçi prej grandeve të Azhbr, ju mbajnë paratë prej dy muajsh në këmbim të votës, të gjithë bujqit, të cilët janë marrë peng në zyrat e regjistrimit të pasurisë dhe vetëm këto ditë, po thirren me urgjencë, veçanërisht në Lushnjë, me orë të zgjatura e sipas listave të përpiluara nga sekser Beni e Gimi, sekserë Halma e sekser Lluti, sekser Devi e sekser Nakja, të gjithë të fotografuar e pjesë e një kallëzimi të gjerë që denoncon kushtëzimin e votës me certifikatën e pronësisë,

LSI NUK DEL DOT FORCE E PARE!

Opozitë pooo!

Ndaj njerëz rrini të qetë!

Nuk do të ndodhë gjë!

Qeverinë e zgjidhni dhe emëroni ju me votë!

Askush tjetër!

As presidenti i zgjedhur e as kryetari i partisë.

Është ekskluzivitet vetëm i juaji,

I POPULLIT!

Të fundit