Flash News

KRYESORE

Deputeti Sterkaj i mundësoi nipit realizimin e klipit në burgun e Reçit, edhe pse nuk është e lejueshme

Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, në vitin 2017  publikoi këngën e tij ‘Rottwailer’, xhirimet e së cilës janë realizuar në burgun e Reçit.

I ftuar në emisionin “Why Not” me Roza Latin, reperi është pyetur se si e ka realizuar videoklipin në ambientet e burgut pasi diçka e tillë nuk është e lejuar.

Sipas 'Realiteti Post' xhaxhi i tij, deputeti socialist Paulin Sterkaj e ka ndihmuar që të filmojë në ambientet e burgut.

Vetë reperi e ka pranuar diçka të tillë. Ai gjithashtu ka thënë se kjo nuk ishte një shkelje ligji pasi ambienti për të akuzuarit për krim ishte në ndërtim.

“Është bërë në burgun e Reçit, mos gabohem. Është për gjithë Ballkanin. Është në zonën e Malësisë së Madhe”, ka thënë reperi.

Lati: Sikur nuk lejohet të xhirohet brenda në burg?

“Kur je Don Phenom, kur ke familje, kur e ke xhaxhanë me punë në rregull… e din. Më duket se nuk e kanë ditur derisa ka dalë në gazeta se Don Phenom xhiron në burgun e Reçit. Ka qenë në kohën e ndërtimit, gati për t’u hapur. Është kënga ime e preferuar dhe pse njerëzit kanë më shumë qejf këngët komerciale, për gocat. Është e ndryshme për hip hopin që kam dëgjuar në Shqipëri”, është përgjigjur nipi i deputetit Sterkaj.

https://youtu.be/Be9IsVnPG60

Të fundit