Flash News

KRYESORE

Deputeti Strazimit: Rama-Xhafaj kanë përplasje informacionesh për kokainën

Deputeti Strazimit: Rama-Xhafaj kanë përplasje informacionesh për

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka folur mbi kokinën e kapur dje në Manëz të Durrësit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Strazimi tha se kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj kanë në pasur përplasje informacionesh për drogën, e cila u konfirmua edhe gjatë ditës së djeshme.

Sipas Strazimit, Shqipëria është kthyer në një vend ‘miqësor’ për magazinimin e drogërave të forta, pasi trafikantët kanë garanci politike.

“Rama-Xhafaj kanë përplasje informacionesh për kokainën e kapur në Durrës. Kokaina ka garanci politike dhe nuk është çështje individësh. Kokaina ka garanci politike të nivelit të lartë që transportohet. Çështja është se pse jemi kthyer në vend ‘miqësor’ për kokainën? Unë mendoj se kokaina magazinohet në Shqipëri pasi ka garanci politike. Nuk mendoj se është momenti për të thënë ‘policia që duam’, por për të kuptuar se cili i jep garanci globale për të magazinuar kokainën në Shqipëri. Politika këtu tek ne është kthyer në një organizatë kriminale”, tha deputeti i PD.

Nga ana tjetër, Strazimiri u shpreh kundër prezencës së negociatorit Artur Meçollari në diskutimet me Greqinë, duke pasur parasysh faktin se Meçollari është përjashtuar nga Forcat Detare për spiunazh.

Të fundit