Flash News

KRYESORE

Deputeti: Të procedosh penalisht Edmond Tupen është të humbasësh busullën dhe arsyen

Deputeti: Të procedosh penalisht Edmond Tupen është të

Deputeti Shezai Rrokaj shprehet se të procedosh penalisht një intelektual si Edmond Tupja pse protestoi përkrah studentëve është të humbasësh busullën dhe arsyen, duke e bërë shtetin qesharak.

Rrokaj thotë se ndëshkimi i Tupes për përkrahjen e studentëve tregon se demokracia po rrëshqet turravrap nga shinat.

“Të procedosh penalisht një intelektual si Edmond Tupja pse protestoi përkrah studentëve është të humbasësh busullën dhe arsyen, duke e bërë shtetin qesharak. Edmond Tupja është vijimësi e frymës së lëvizjeve studentore të 1968-ës në Francë, një intelektual i formuar në Paris me frymën e lirisë, barazisë dhe vllazërisë, si një kalorës antikonformist i legjionit të nderit për shprehjen e lirë. Ndaj ndëshkimi i tij për përkrahjen e studentëve tregon se demokracia po rrëshket turravrap nga shinat”, shkruan Rrokaj në rrjetin social Facebook.

Të fundit