Flash News

KRYESORE

Deputeti: Tërmetet nuk parashikohen, por me institucione të përgjegjshme dëmet minimizohen

Deputeti i opozitës parlamentare, Erion Piciri bën përgjegjës instancat shtetërore për pasojat fatale dhe humbjet në njerëz si shkak i tërmetit.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Piciri e lidh tragjedinë nga tërmeti me cilësinë e ndërtimeve apo mungesa në kohë e masave preventive të shtetit.

“Nuk ka gjë më tragjike se të vdesësh kot, nga cilësia e ndërtimit, nga mungesa në kohë e masave preventive të shtetit. Koha për të ndihmuar njerëzit në nevojë, por edhe për të nisur një analizë të sigurisë të shtëpive ku jetojmë”, shkruan deputeti.

Reagimi:

Të fundit