Flash News

KRYESORE

Deputeti thirrje Ramës: "Dil thuaj dy fjalë për borxhin që u ke minatorëve!" Kryeministri vijon aktivitetin e tij

Deputeti thirrje Ramës: "Dil thuaj dy fjalë për borxhin

Ditën e sotme minatorët u mblodhën para Kryeministrisë ku i kërkuan qeverisë që të miratojnë Statusin e Minatorit. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dilte dhe të përballej me to, të thoshte dy fjalë.

Për heshtjen e ministrit ka reaguar deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, një ndër deputetët e kuvendit që ka këmbëngulur shumë për miratimin e Statusit të Minatorit.

“Bamirësi bën dhe i shkon dikujt që nuk është mbytur në borxhe...!!!

Dil dhe thuaj dy fjalë për borxhin që ju ke minatorëve, i ke përpara zyrës, apo ke lëvizur me studiot e TV privat, për ca llogaridhënie anëtarëve të PS në rrethe..???”, shkruan Spahiu.

Mirëpo thirrjet e minatorëve dhe të deputetit Spahiu kryeministri Rama siç duket nuk i dëgjon. Nga salla e Hartave në Kryeministri, Rama vijon aktivitetin e tij për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët.

Të fundit