Flash News

KRYESORE

Deputeti thirrje Ramës me videon e Metës në 2005-ën: Të lutem, mos e shkarko Presidentin, mos ia plotëso dëshirën

Deputeti thirrje Ramës me videon e Metës në 2005-ën: Të

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi i ka drejtuar një thirrje të hapur kryeministrit Edi Rama, duke mos kursyer notat e ironisë, që të mos e shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Ndërsa publikon një video të Metës në 2005-ën, kur mori 5 mandate nën siglën e LSI, Maliqi paralajmëron Ramën se nëse e kthen në bazë, do t’i marrë timonin.

“Z.Kryeminister, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryebashkiak, Kryekomandant, Kryediplomat, Kryerilindas, Kryekushtetues , Kryeopozitar te lutem mos u bej dhe President, te lutem 1000 here mos e shkarko Presidentin, se po e bere do te bien te gjitha detyrat e mesi perme.Shih videon është e 2005 me cilësi jo te mire dhe mori 5 mandate dhe ne 2017 mori 19 mandate deputetesh, te lutem mos e kthe ne bazë se do ta marr timonin dhe tepsinë do ja jap popullit. Mos ja plotëso dëshirën se nga 21,6% sipas teje mqse vet votove vet i numerove ,po e shkarkove do përfundosh 11.6%. Kam besim se ti sje as ironik as arrogant por je njeri qe punon per popullin, po e lulezon kete vend me papunesi, krime, trafiqe ,korrupsion, emigrim masiv, shantazhe, kërcënime, burgosje te varfërish per energji elektike,per 3 gr droge,dhe arrestime politike, emerime nepotike me drejtues arrogant e te paafte. Kthjellohu ,reflekto ,shijoje pasurine qe ke vene per 20 breza ne kurriz te socialisteve te ndershem te zhgenjyer dhe shqiptareve qe i ke katandis si mos me keq ku 85% e tyre s’bejne dot nje ditë plazh”, shkruan Maliqi.

Kujtojmë se parlamenti ka nisur procedurat e shkarkimit të presidentit që pas 10 qershorit, kur firmosi me dekret anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të fundit