Flash News

KRYESORE

Deputeti i Tropojës thirrje qeverisë: Havzi Nela u var në mes të Kukësit se donte lirinë, shpresa e banorëve s’mund të vritet

Deputeti i Tropojës thirrje qeverisë: Havzi Nela u var në mes

Deputeti demokrat i Tropojës Isuf Çelaj i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë dhunën ndaj popullit të Lumës (Kukësit) dhe atij të Malësisë së Gjakovës (Tropojës dhe Hasit).

“Havzi Nela u var në mes të Kukësit se donte lirinë, por shpresa e këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve nuk mund të vritet as varet sepse në tokën shqiptare edhe varret kanë forcë dhe flasin”, shkruan ndër të tjera Çelaj.

Reagimi i deputetit Isuf Çelaj:

Ndal dhunës dhe presionit ndaj popullit të Lumës (Kukësit) dhe atij të Malësisë së Gjakovës (Tropojës dhe Hasit)!!

Mjerimi dhe varfëria e krijuar nga kjo qeveri me taksat e larta për karburante, rrugë, banesa, biznesin e vogel dhe çdo gjë, kanë bërë që këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve t'u shkojë thika në palcë duke klithur me gjithë forcë SOS. Një qeverisje që vetem do të marrë nga populli pa i dhënë asgjë, një qeverisje që fyen dhe përçmon popullin edhe në ndërgjegjien e shejtë qytetare, nuk mundet kurrësesi të ndalë shqiptarët e stërlodhur nga varfëria rilindase për të kërkuar të drejtat e tyre.

Havzi Nela u var në mes të Kukësit se donte lirinë, por shpresa e këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve nuk mund të vritet as varet sepse në tokën shqiptare edhe varret kanë forcë dhe flasin!

Të fundit