Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj i publikon videon kryeministrit: Ndërkohë që Rama merret me certifikata, amerikanët sjellin në Tiranë agjentët e DEA-s!

Agron Shehaj i publikon videon kryeministrit: Ndërkohë që Rama

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj ka publikuar një video ku tregon qartë aktivitetin kriminal të drogës të zbuluar në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.

“Ndërkohë që Rama merret me certifikata, amerikanët sjellin në Tiranë agjentët e DEA-s!”, teksa shton se Shqipëria i ngjan më shumë Kolumbisë të Serialit Narcos. Ai shprehet më tej se vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët duan punë, dhe jo mashtrime me fjalë.

Reagimi i Agron Shehajt:

 NDËRKOHE QË RAMA MERRET ME CERTIFIKATA, AMERIKANËT SJELLIN NË TIRANË AGJENTËT E DEA-S!

Shumë larg prej të qenit një vend Europian, Shqipëria i ngjan më shumë Kolumbisë të Serialit Narcos.

Përbërësit janë të gjithë: dominimi i drogës, vrasjet pothuajse të përditshme, qeveria e lidhur me krimin, policia e pafuqishme, ambasadorët e huaj që ju bëjnë presion dhe të vetëdijshëm që ju jeni të kapur me krimin, sjellin agjentët e tyre për të bërë atë punë që ju nuk doni të bëni, njësoj si agjentët e DEA-s në Kolumbi.

Vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët, duan punë, lëri shfaqjet, mjaft i mashtrove!!! Biznesi dhe investimet e huaja sjellin mirëqenie. TVSH dhe persekutimi i bizneseve të vogla sjellin mjerim dhe fitime vetëm për miqtë e tu.

Të fundit