Flash News

KRYESORE

Deputeti zbardh takimin Meta-Xhafaj pas mesnate: Rama tërhiqet për votimin e Sandër Lleshit

Deputeti zbardh takimin Meta-Xhafaj pas mesnate: Rama tërhiqet për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se Sandër Lleshi nuk do të votohet ditën e sotme, ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë nga shefi i qeverisë, si zëvendësministër i Brendshëm.

Sipas Berishës, Rama është tërhequr pas një takimi të fshehtë pas mesnate mes presidentit Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj, i cili do të shkarkohet në një seancë të jashtëzakonshme sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Statusi i Berishës:

Ndodhi pas mesnate!

Tërhiqet me bisht nën shalë Kallam Dështaku!

Të dashur miq, Kallam Dështaku nuk do votojë sot në parlament, ashtu siç rrahu dy ditë me radhë gjoksin dhe paralajmëroi në një sfidë shah - mat se do votonte në parlament Sandër Lleshin si zëvendësministër-ministër.

U tërhoq, u palos pas një takimi të fshehtë falënderues Meta-Xhafa të zhvilluar në rrethana të mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilistëve. Zhvillime interesante!?!? sb

Të fundit