Flash News

KRYESORE

Deputetja u bën 'biografinë' anti-Bashistëve: Biznes me Proventinot; burra të paburrni; kusarë  

Deputetja u bën 'biografinë' anti-Bashistëve: Biznes me

Deputetja e qarkut të Lezhës, edhe pse nuk u fut në listën për zgjedhjet e 25 qershorit, Albina Deda, ka qenë mbështetëse e flaktë e Lulzim Bashës. Më parë ajo ka sulmuar në 'Facebook' Preç Zogajn, dhe nuk ka reshtur së mbrojturi kreun e PD. Një gjë të tillë e bën edhe sot në një status të gjatë në Facebook të cilin ajo e quan 'reagim'. Deda bën një 'biografi' jopolitike të personazheve që janë grupuar në listën anti-Basha. Edhe pse nuk përmend emra, kuptohet se për kë bëhet fjalë, duke qenë se ajo bën lidhje me kontekste dhe ngjarje të trajtuara mediatikisht.

Postimi i plotë:

Sa shume mundim per te shfaqur mosmirenjohjen! (Reagim) -Jo formimi normal njerezor e politik por as pjese te thartuara te subkoshiences nuk imagjinoja te prodhonin kaq shume vrer kunder Bashes dhe PD-se ne kulmin e fushates ne parti. Keta tipa po shfrytezojne te gjithe atributet dhe avantazhet e dhuruara nga demokratet, nga mundi dhe sakrifica e tyre deri ne sublimitet. Nga vende bregdetare e resorte luksoze ata po provojne te fundmen karte te armiqesise ndaj njerezve qe i ngriten ne nivele qe as i meritonin dhe as i imagjinonin. Keshtu nuk veprojne idealistet por mosmirenjohesit dhe nihilistet. Ata ne vend te kokuljes qe dy humbje rradhazi mbajne "kontributin" e tyre jane krekosur si gjeli maj plehu duke leshuar fyerje, sharje e intriga. Pafytyresia ne limite ekstreme, privimi gjenetik nga mirenjohja si cilesi humane eshte kategorizimi i ketyre burrave te paburrni. Ata nuk jane aspak qendrestare dhe as themeltare te demokracise por bixhozxhinj ne politike e perditshmeri te mesuar te fitojne per dy dekada vetem "Bingo". Njeri prej tyre ish minister la te priste homologun e nje vendi mik sepse nuk begenisi te lere kazinone e Sharm-el-Sheikut duke krijuar nje precedent diplomatik te padegjuar. Dhe sot lyer me figura te shplara letrare shet moral! Nje tjeter qe apelon per hunj e rrahje ne PD njihet boterisht prej vitit 1992 si shpikes i kusarise ne post-diktature! Nje tjeter kritike moraliste e Bashes edhe minjte e shtepise i emeroji konsuj e atashe ne ambasadat e Shqiperise. Ne vijim te poshtersise nuk ngelen pas te tjere kritike"principiale"qe bisneset e tyre i perzien me Proventinot e Sicilise e kalate historike i kthyen ne klube nate. Bemat e kritikeve te Bashes jane pa fund sa dhe ti permendesh ndjehesh me turp si demokrat. Po ata?! Nuk ekziston tek ata as skuqje as zbehje. Jane te verdhe nga vreri i zilise. Nuk di te kete njerez normal te harxhojne kaq shume kohe e energji per te demostruar mosmirenjohje. Politikisht ata tashme jane "kadavra"e mbi " varre " te tyre ka nje epitaf; "Nderruan jete politikisht ne udhetim e siper per ti shkuar deri ne fund rruges se marrezise".  

Të fundit