Flash News

KRYESORE

Deputetja demokrate, 5 majin me Ballistët: këta janë dëshmorët e mi. Ja çfarë i kërkon kryetarit Basha

Deputetja  e qarkut të Vlorës, Nada Meçorapaj, në kohën kur përfaqësuesit e Partisë Demokratike të prirë nga Basha kryenin homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ka gjetur një mënyrë tjetër për të kremtuar 5 majin. Pas një statusi që trajtonte problematikat e një lagjeje të varfër të qytetit, Meçorapaj shkruan po në Facebook se ‘rastësisht është ndalur në selinë e BK në qytetin e Vlorës”. Demokratja ka postuar foto të shumta të një kolazhi përkujtimor në muret e selisë së Ballit në kujtim të të pushkatuarve dhe të burgosurve të regjimit komunist. ‘Këta janë dëshmorët e mi”, shkruan deputetja duke shtuar se në ato foto gjenden gjyshi dhe xhaxhallarët e saj. Ajo i cilëson bashkëfajtorë në krimet e komunizmit ata që mbanin sot në duar portrete të diktatorit.

Meçorapaj ka përmendur faktin se statuti i ri i PD, ka në një prej neneve ‘dekomunistizimin e vendit’, por i ka kërkuar kryetarit Basha që ta fusë këtë edhe në programin elektoral të partisë.

 

 

Të fundit