Flash News

KRYESORE

Deputetja demokrate rendit faktet: Është propagandë! S'ka asnjë rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike

Deputetja demokrate rendit faktet: Është propagandë! S'ka

Deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa ka renditur një sërë faktesh, shprehet se nuk do të ketë asnjë rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike.

Sipas saj, e gjitha kjo është proagandë e qeverisë, por që të vërtetat i nxjerrin zbuluar.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Dëgjoj makinën e propagandes qeveritare te flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

  1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.
  2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.
  3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.

Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!

 

Të fundit