Flash News

KRYESORE

Deputetja demokrate shpërndan ftesa në Vlorë: Ne jemi sovrani dhe i marrim vendimet!

Deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj  ka takuar sot qytetarët  e Vlorës të cilëve u ka shpërndarë disa ftesa për pjesëmarrje në protestën e nesërme.

Meçorapaj shprehet se ne populli është sovrani ndaj duhet të bashkohet dhe të gjithë bashkë të marrin vendimet.

“Vlorë shpërndamë sot ftesa që qytetaret të na bashkohen nesër në protestë. Nuk është kjo Shqipëria që kërkojnë ata dhe as në, përfaqesuesit e tyre në Kuvend. Këtë 'gjunjëzim' të vendit e ka sjellë pushteti arrogant që ua merr të shumtëve për t'ia kaluar vetes dhe një grushti besnikësh.

Nesër mblidhemi së bashku në Tiranë për t'ju bërë me dije se ne jemi Sovrani dhe në i marrim vendimet!”, shkruan Meçorapaj në Facebook.

Të fundit