Flash News

KRYESORE

Deputetja denoncon nga salla e gjyqit: E turpshme! Kuksiani del para gjyqit këmbëzbathur

Deputetja denoncon nga salla e gjyqit: E turpshme! Kuksiani del para gjyqit

Seanca e 23 protestuesve për masën e sigurisë është ndjekur sot vetëm nga deputetë të opozitës, ndërsa media dhe familjarët e tyre janë nxjerrë jashtë nga policia.

Shumë dëshmi të tyre janë zbardhur prej deputetëve të ndodhur në sallë, ndërsa i radhës vjen nga Silva Caka. Deputetja e LSI, thekson një rast prekës, ku njëri nga protestuesit ka dalë sot para gjyqit këmbëzbathur dhe pa këpucë. Është fjala për të arrestuarin Xhevahir Hereni, që sipas deputetes është arrestuar në 03.00 të mëngjesit dhe jo në orën 10.00 paradite siç pretendon prokuroria.

“Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 03:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!”, shkruan deputetja Caka.

Të fundit