Flash News

KRYESORE

Deputetja e LSI-së tregon momentin kur u gjakos: Më tërhoqën policët...

Deputetja e LSI-së tregon momentin kur u gjakos: Më tërhoqën

Deputetja e LSI-së Florida Kërpaçi ka sqaruar ngjarjen ku ajo mbeti e plagosur. Ajo tha se u drejtua drejt parlamentit dhe kërkoi të ndihmonte një zonjë e cila ishte në gjendje jo të mirë.

Kërpaçi deklaroi se i kërkoi policisë që ti hapte rrugën, duke u thënë edhe se ishte deputete, por sipas saj, policët e kapën dhe e tërhoqën ndërsa në këtë moment edhe u gjakos.

“U drejtova drejt parlamentit. Gjeta një zonjë pa ndjeja dhe u afrova për ta ndihmuar dhe i thashë policië të hapte rrugën. I thash që jam deputete, por më tërohqën edhe mua.

Nuk e kuptova më çndodhi, u përpoqa të kaloja dhe u gjenda e gjakosur.  Policët më kapën dhe më tërhoqën”, tha Kërpaçi.

Të fundit