Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD: Alarmante! 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne

Deputetja e PD: Alarmante! 20 mijë shqiptarë mund të quhen

Deputetja e PD, Dhurata Çupi Tyli ka analizuar Indeksin Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Walk Free, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 43 nga 167 vende.

Deputetja publikon shifra që sipas saj janë alarmante dhe se rreth 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne. “Për këtë "meritat" i ka qeveria që "po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë”, shkruan deputetja në një reagim të saj në rrjetet sociale.

Statusi i plotë:

Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Walk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.

Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë "meritat" i ka qeveria që "po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë

Të dhënat e këtij indeksi I referohen çështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.

Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama, duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.

Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në çdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.

Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie

Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që është treguar e pamëshirshme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojnë, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.

Duhet te ndërgjegjësohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetëm sot si dita ndërkombëtare e luftēs kundër skllavërimit modern.

Të fundit